Zëri i Rusisë Rusia mbështeti propozimin e Kinës për zhvillimin e negociatave në lidhje me Republikën Popullore Demokratike të Koresë për tensionimin e situatës në gadishullin Korean pas goditjes nga ana e Phenianit të ishullit koreanojugor më 23 nëntor. Për këtë deklaroi sot Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Siç u bë e ditur, Kina propozoi që të zhvillohen në dhjetor konsultime urgjente të kryetarëve të delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse në negociatat gjashtëpalëshe për problemin korean, në të cilin hyjnë dy shtetet koreane, Rusia, SHBA-s, Japonia dhe RP e Kinës.