Zëri i Rusisë Vizita e pritshme e Kreut të MPJ të Japonisë në rajonin e Kurileve Jugore nuk ka karakter konfrontues me Rusinë. Ministri do të mbërrijë në ishullin verior japonez Hokkajdo në portin Nemuro, nga ku një pjesë e Kurileve Jugore duken me sy të lirë. Ai synon të kontrollojë këto rajone nga bregu dhe me helikopter, pa dalë nga hapësira ajrore e vendit të vet. Më parë shprehjet e Kreut të MPJ në lidhje me përkatësinë e Kurileve Jugore shkaktuan reagim të ashpër në MPJ të Rusisë dhe u klasifikuan si të papranueshme.