Zëri i Rusisë Sfidat më të rëndësishme të sigurimit janë në rend të ditës së samitit të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), i cili u hap në Astana. Ky takim pritej që prej 11 vjetësh që nga momenti i zhvillimit të takimit të tillë në vitin 1999 në Stamboll. Pritet të diskutohet situata në Afganistan, Kirgistan dhe rreth të ashtuquajturve konflikte të zgjatura, ndër të tjera konflikti për Nagorni-Karabahun dhe pridnestrovien. Në samit marrin pjesë përfaqësuesit e 56 vendeve të OSBE-së dhe 12 vendeve partnere të bashkëpunimit, 38 kryetarë shtetesh dhe qeverish.