Zëri i Rusisë  

Përgatitja e sulmit gjeorgjin mbi Osetinë e Jugut në gusht të vitit 2008 nuk ishte aspak sekret për Uashingtonin. Ky konkluzion rrjedh nga njoftimet e dërguara prej Ambasadorit amerikan në Gjeorgji para fillimit të “luftës 5-ditore”. Dokumentet në fjalë u ndodhën në porcionin e radhës të materialeve sekrete të publikuara nga site “WikiLeaks. Aksioni demaskues i “WikiLeaks-it” kësaj here nuk kaloi pa probleme, si publikimet e para. Site iu nënshtrua sulmeve të masivizuara në rrjet dhe për këtë arsye askesi i vizitorëve në të u bë i pamundur për njëfarë kohe. Por nuk ka njeri tjetër që të njohë më mirë se sa Julian Paul Assange - themeluesi i “WikiLeaks-it” - “metodat” e punës së ish kolegëve të tij. Prandaj dokumentet (korrespondencën sekrete të ambasadave amerikane me Departamentin amerikan të shtetit) paraprakisht i nisën në redaksitë e botimeve më të autoritetshme botërore. U gjet parner për Julian Paul Assange edhe në Rusi - site “Reporteri rus”. Midis dokumenteve të ndryshme të korrespondencës diplomatike në këtë site u publikuan edhe raportet e ish Ambasadorit të SHBA në Gjeorgji William Howard Taft. Ato dëshmojnë, se që më 7 gusht ambasada mori njoftime në lidhje me atë, se Tbilisi po hedh trupat në veri të vendit, pranë kufirit me Osetinë e Jugut. Kurse më 8 gusht Taft me referim tek vëzhguesit e OSBE-së njoftoi se ushtria gjeorgjiane hapi zjarr me artileri mbi Chinvalin (kryeqytetin e Osetisë së Jugut), pavarësisht nga ndalimi i njëanshëm i zjarrit, për të cilin Presidenti i Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili shpalli në mbrëmjen e një dite më parë. Vetë fakti se Uashingtoni u vu në dijeni paraprakisht mbi përgatitjen e sulmit të Gjeorgjisë mbi Chinvalin nuk mund të quhet më prej kohësh më sensacion, vë në dukje Zv/Drejtori i përgjithshëm i Fondit të kulturës strategjike Andrei Arishev: “- Duket krejtësisht qartë se Presidenti gjeorgjian Mihaill Saakashvili, i cili kishte krijuar lidhje të ngushta me administratën e George Walker Bush, si minimum, kapte me vërtik sinjalet që i vinin atij nga kjo administratë. Por se si i interpretonte ai ato, kjo është tjetër punë. Vetkuptohet, se amerikanët janë gjithmonë mjaft diversë, shumëplanësh në lojrat e veta dhe sinjalet e tyre mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Por vetë fakti se sinjale të tilla kanë patur vend, nuk është sekret për askënd”, - tha Andrei Arishev. Nga publikimet e “WikiLeaks” rezulton, se gjendja reale e punëve nuk ishte sekret për diplomatët perëndimorë. Ambasadori i atëhershëm amerikan William Howard Taft në një nga këto dokumente nxjerr konkluzionin si vijon: “As Rusia, as Osetia e Jugut nuk kishin ndërmend të fillonin veprimet luftarake”. E megjithatë BE dhe SHBA akuzuan atëhere Moskën për “përdorim jo proporcional të forcës”. Materialet  e bëra publike në site “WikiLeaks” dëshmojnë qartë: se SHBA po të donin mund të ushtronin ndikim mbi Saakashvilin. Por diplomatët amerikanë, duke i ditur për mrekulli synimet agresive të Liderit gjeorgjian, nuk ndërmorrën kurrfarë hapash të vendosur për ta ndaluar Tbilisin.