Zëri i Rusisë  

Më 30 nëntor Presidenti Dimitri Medvediev do të bëjë publik Mesazhin drejtuar Asamblesë Federale. Ekspertët vënë në dukje, se përmbajtja e Mesazhit të sivjetshëm mbahet në sekret të madh. E vetmja gjë që deklaruan në Kremlin është kjo : Mesazhi-2010 do të dallohet me listën e detajuar të programeve dhe udhëzimeve konkrete. Vetë Presidenti zbuloi vetëm një temë, e cila do të preket në Mesazhin e tij. Në mikroblogun e tij në Twitter ai shkroi: “Ekzistojnë ide të veçanta që kanë të bëjnë me mbështetjen e lindjes së fëmijës së tretë në familjet ruse. Si dhe me mbrojtjen e fëmijëve në tërësi. Për këtë do të tregoj hollësisht në Mesazhin tim të së martës”. Presidenti është i mbushur plot vendosmëri për realizimin e reformave serioze: përmirësimin e sistemit të arsimit, kërkimin dhe mbështetjen e të rinjve të talentuar, propagandimin e mënyrë së shëndetshme të jetesës. Është e nevojshme të krijohet një mjedis i tillë, në të cilin fëmijët të mund të provojnë ndjesinë se ata mund ta arrijnë suksesin. Që këtej rrjesh dhe ideja kryesore e cila përshkon fund e krye Mesazhin: qëllim i modernizimit është rritja e cilësisë së jetesës, krijimi për çdo njeri i mundësive për arritjen e suksesit në sferën e veprimtarisë së zgjedhur nga ai. Vetë tema e modernizimit do të marrë vazhdimin e vet në këtë Mesazh. Në qoftë se më parë fjalë bëhej mbi atë, se në vend duhet të krijohet qendra e novacioneve dhe brenda vitit kjo ide filloi të marrë tipare konkrete në projektin “Skolkovo”, tani Medvediev, me sa duhet nga të gjitha, do të japë përgjigje ndaj pyetjes: se si të bëhet kështu, që marrja me modernizimin të jetë punë e leverdisshme. Një aspekt tjetër i modernizimit është rritja e efikasitetit energjetik të ekonomisë, krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve të biznesit në këtë sferë. Përsa i përket pjesës politike të Mesazhit, duhet thënë, se ka shumë mundësi që ajo të jetë e madhe. Mjafton të kujtojmë atë fakt, se kësaj teme Dimitri Medvediev i kushtoi një vemendje të rritur në videomesazhin e tij të paradokohshëm. Në të ai nxorri përfundimet e transformimit të sistemit politik në nivel federal dhe rajonal, të propozuar prej tij në Mesazhin e Parë dhe të Dytë. Në tërësi duhet thënë, se Mesazhi i tanishëm do të bashkojë të gjitha iniciativat që Presidenti parashtroi gjatë vitit në përfundim, mendon Drejtori i programeve politiko-shoqërore të Institutit të zhvillimit bashkëkohor Boris Makarenko: “- Unë mendoj se Mesazhi do të përfshijë të gjitha temat. Në të do të ketë vend edhe vlerësimi i gjendjes së sistemit politik, edhe përsiatjet mbi atë se sa nevojë ka ai për reformim. Do të gjejë pasqyrim gjithashtu edhe reagimi ndaj ngjarjeve që kanë tërhequr vemendjen e vendit gjatë këtyre dy javëve të fundit”, - tha Boris Makarenko. Siç thonë ekspertët, teksti përfundimtar i Mesazhit presidencial do të jetë gati dy orë para parashtrimit të tij nga Medvediev përpara Asamblesë Federale. Bashkë me këtë temat kyçe të mesazhit zor se do të ndryshojnë tashmë. E gjithë puna konsiston në atë, se ç’formulime konkrete do të dëgjojnë të martën përfaqësuesit e elitës politike ruse.