Zëri i Rusisë Presidenti Medvediev më 7 dhjetor do të marrë pjesë në samitin e radhës Rusi-BE në Bruksel, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. Ka shumë të ngjarë, që pjesëmarrësit e samitit Rusi-BE në Bruksel më 7 dhjetor të përcaktojnë hapat konkretë, të domosdoshëm për vendosjen e regjimit pa viza midis palëve. Për këtë deklaroi në Moskë Kreu i kryesisë së BE në Rusi Fernando Valensuela.