Zëri i Rusisë Skuadra përfaqësuese e Rusisë fitoi 15 medalje (5 të arta, 2 argjendi dhe 8 bronzi) në Kampionatin Europian të notit për distancë të shkurtër, i cili u zhvillua në Ejndhoven. Stanisllav Donec jo vetëm fitoi për skuadrën përfaqësuese ruse dy medalje të arta, por edhe theu rekord për notin në shpinë të distancës 50 m. Në kualifikimin e përgjithshëm ekipor rusët zunë vendin e katërt, duke u renditur pas Gjermanisë, Holandës dhe skuadrës së Hungarisë.