Zëri i Rusisë Në Twitter u hap mikroblogu për publikimin e lajmeve zyrtare mbi veprimtarinë e Presidentit të Rusisë. Ai u quajt KremlinRussia_E. Më parë kjo adresë i përkiste mikroblogut personal të Presidentit Medvediev, aktualisht ai është riemëruar  MedvedevRussiaE. Në adresën e vet personale në twitter Presidenti i Medvediev shkruan vet: për punën, përshtypjet e veta nga ngjarjet në Rusi dhe në botë, ndan fotografi të bëra nga vet ai, si dhe u përgjigjet personalisht pyetjeve të përdoruesve. Në Twitterin KremlinRussia publikohen njoftimet zyrtare për punën e Kryetarit të shtetit, njoftimet për aktivitete të ndryshme, si dhe njoftimet për mjetet e informimit masiv do ti publikojë shërbimi i shtypit i Presidentit.