Zëri i Rusisë Për Teheranin marrëdhëniet me Moskën janë më të rëndësishme se prishja e kontratës për C-300, deklaroi Ambasadori i Iranit në Rusi në konfernecën e vet për shtyp në Moskë. Për këta komplekse nuk ka domosdoshmëri jetësore, vuri në dukje diplomati. Rusia prishi marrëveshjen për furnizimet në Iran të raketave zenit të komplekseve C-300 në qershor, kur Këshilli i sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën për sanksionet e reja kundër Iranit. Ajo kufizon furnizimet e armatimeve të zakonshme për në këtë vend duke përfshirë sistemet raketore, tanket e të tjera.