Zëri i Rusisë Dita botërore e informacionit festohet çdo vit që prej vitit 1994 për nder të Forumit Ndërkombëtar të informacionit, i cili u zhvillua në vitin 1992. Në Rusi i kushtohet një vëmendje e madhe krijimit të shoqërisë informative. Në tetor të këtij viti qeveria miratoi programin shtetëror për periudhën deri në vitin 2020, që parashikon krijimin e “qeverisë elektronike”, rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve për biznes, kapërcimin e pabarazisë informative, sigurinë e shoqërisë informative, zhvillimin e tregut të teknologjive të komunikimit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.