Zëri i Rusisë Mesazhi i përvitshëm i Presidentit të Federatës Ruse drejtuar Asamblesë Federale do të zhvillohet më 30 nëntor (në orën12:00 sipas orës së Moskës). Ky do të jetë Mesazhi i tretë për Dimitri Medvedievin, që zë postin më të lartë të shtetit që prej vitit 2008. Mesazhi i përvitshëm i Presidentit hyn në përgjegjësitë e Kryetarit të shtetit. Në të përshkruhet pozita në lidhje me drejtimet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të perspektivës së afërt, si dhe informacioni për vendimet e rëndësishme të Kryetarit të shtetit.