Zëri i Rusisë Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, energjetika dhe investimet janë temat kryesore të takimit “jubilar”, të dhjetë për këtë vit të Dimitri Medvedievit dhe Viktor Janukoviçit. Përveç negociatave të liderëve, është planifikuar edhe mbledhja e Komisionit ndërshtetëror. Që nga janari deri në shtator të këtij viti qarkullimi i mallrave midis dy vendeve u rrit gati deri në 75 % në krahasim me po këtë periudhë të vitit të kaluar dhe përbën 2,5 miliardë dollarë.