Zëri i Rusisë Anulimi i regjimit të vizave me BE duhet të bëhet etapë fillestare e integrimit të Rusisë dhe Europës, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në artikullin e vet me titull “Rusia dhe Europa: nga perceptimi i vetëdijshëm i mësimeve të krizës - tek rendi i ri i ditës i partneritetit”, botuar nga gazeta “Sϋddeutsche Zeitung” në vigjilje të vizitës së tij në Gjermani. Sipas fjalëve të Kryetarit të qeverisë ruse, partneriteti i vërtetë është i pamundur për sa kohë që vazhdojnë të ruhen barrierat, të cilat pengojnë zhvillimin e kontakteve midis njerëzve dhe biznesit.