Zëri i Rusisë Ndërmarrjet çeke do të marrin pjesë në krijimin e zonës së veçantë ekonomike “Lugina e Titanit” në qarkun Sverdllovsk në Ural. Për këtë ranë dakort në Ekaterinburg guvernatorët e qarqeve dhe Ambasadori i Çekisë në Federatën Ruse. Për krijimin e “Luginës së Titanit” deklaroi më 18 nëntor Vladimir Putin gjatë vizitës së punës në qarkun Sverdllovsk . Në territorin e kësaj zone të veçantë ekonomike do të veprojnë favorizimet tatimore, si dhe regjimi i lirë doganor, që është krijuar për zhvillimin e shpejtë prodhimeve që realizohen atje.