Zëri i Rusisë Rusia është gati të ndihmojë Nepalin për ndërtimin e hidrocentralit dhe modernizimin e objekteve të tjerë industrialë. Për këtë deklaroi Kryeministri i Rusisë në takimin me homologun e vet të Nepalit, i cili mori pjesë në forumin në Shën peterburg për mbrojtjen e tigrave. Kryeministri i Nepalit mbështeti këtë iniciativë, duke përmendur, se “hidrocentrali i parë në Nepal u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik dhe ndërmarrjet kryesore industriale të asaj kohe gjithashtu u ndërtuan me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik”.