Zëri i Rusisë Ceremonia solemne e inagurimit të rrugës automobilistike të Unazës me gjatësi prej 35,4 km do të zhvillohet në Shën Peterburg. Vënia në shfrytëzim e rrugës automobilistike Unazore, ka lehtësuar qendrën e kryeqytetit verior nga transporti transitor, si dhe garanton “bashkimin” me autostradat federale. Shpejtësia e qarkullimit të automobilave në këtë rrugë automobilistike Unazore arrin deri në 120 km/orë. Nëpër të mund të kalojnë 70-110 mijë makina në 24 orë. Janë ndërtuar rreth 80 mbikalime, ura dhe dy tunele.