Zëri i Rusisë Në Sallën e Kuqe të Pallatit Marijinskij Kryetari i Asamblesë Legjislative të Shën Peterburgut Vadim Tjulpanov dhe Përfaqësuesi fuqiplotë i Asamblesë Legjislative të Shën Peterburgut për marrëdhëniet ndërkombëtare Vatanjar Jagia u takuan me delegacionin e Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli. Parlamentarët diskutuan zhvillimin e marrëdhënieve të Shën Peterburgut dhe Shqipërisë, hapjen e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Peterburg. Jozefina Topalli e quajti plotësisht të arsyeshme përfundimin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin midis Dhomave të Tregtaro-Industriale të Shën Peterburgut dhe Tiranës. Topalli tregoi edhe për planet e Shqipërisë mbi zhvillimin e turizmit dhe marrëveshjen që po përgatitet për vendosjen e regjimit pa viza për turistët rusë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë vendin. Vadim Tjulpanov i shprehu mirënjohjen e vet Zonjës Topalli për një hap të tillë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe në zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjellta ruso-shqiptare. Vatanjar Jagia u tregoi mysafirëve, se Peterburgu është qendra kryesore të studimit të gjuhës shqipe në Rusi, dhe theksoi, se në rast të vendosjes së marrëdhënieve të ngushta midis dy vendeve tona mund të pritet rritja e numrit të studentëve që do të studiojnë gjuhën shqipe. Deputeti rus diskutoi gjithashtu me anëtarët e delegacionit shqiptar mundësitë e shkëmbimeve kulturore dhe bashkëveprimit në sferën e arsimit.