Zëri i Rusisë  

Rusia është e interesuar për një bashkëpunim sa më të ngushtë me të gjithë ata që perceptojnë qartë përgjegjësinë e vet të plotë dhe që janë të gatshëm për zhvillimin e punës së përbashkët për mbrojtjen e natyrës. Për këtë deklaroi sot Kryeministri rus Vladimir Putin në Forumin Ndërkombëtar të Tigrave (International Tiger Forum) që u zhvillua në Shën Peterburg. Në punimet e tij morrën pjesë delegacionet zyrtare të 13 vendeve, ku jetojnë aktualisht tigrat, si dhe përfaqësuesit e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, vende këto që mbështesin aktivisht përpjekjet për ruajtjen e tigrit. Situata në të cilën u ndodhën tigrat mund të vlerësoet si katastrofike. Gjatë shekullit të fundit numri i tyre në natyrë u reduktua pothuajse deri në 30 herë: nga afërsisht 100 mijë deri në 3.200 tigra. Tigrat zenë aktualisht më pak se 7% të zonës së tyre historike të banimit. Kryeministri Vladimir Putin foli mbi atë, se përse është detyrë shumë e rëndësishme shpëtimi i tigrave: “- Sigurisht, ne sot po diskutojmë problemin e ruajtjes së tigrit. Por jam mëse i bindur se askush në botë nuk do të na gjykojë ne për faktin se jemi mbledhur në rang kryeministrash, ministrash me qëllim që të merremi me punën e maceve. Të gjithë e kuptojnë për mrekulli, se fjalë bëhet jo thjesht mbi një përfaqësues konkret të natyrës së gjallë (kafshëve të egra) - për tigrin. Fjalë bëhet mbi atë, se ne po fillojmë në nivel ndërshtetëror të perceptojmë drejt problemet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës së gjallë”, - tha Vladimir Putin. Në ditët e sotme popullata më e madhe e tigrave të egër është ruajtur në Rusi dhe në Kinë - këta janë tigrat e Amurit (ose ndryshe tigrat e Ussurisë. Jetojnë ata në tajgën e Ussurisë në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në veri të Kinës. Në vendin tonë këto kafshë grabitqare (mishngrënëse) vija-vija numërojnë rreth 450 të tilla. Dhe kjo nuk është aspak diçka e rastësishme. Në Rusi tashmë që prej kohësh është përpunuar strategjia e drejtuar për ruajtjen e tigrit të Amurit. Rusia është i vetmi vend, në të cilin numri i tigrave është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga mesi i shekullit të kaluar, ndërsa për këto 10 vitet e fundit vazhdon të mbetet stabile. Vendi ynë është i gatshëm ta ndajë me të tjerët këtë pasuri, - deklaroi në Forumin Ndërkombëtar të Tigrave Kryeministri rus Vladimir Putin. - Familjet e tigrave, që janë zhvendosur tashmë nga Rusia, mund ti japin start ripërtëritjes së popullatës së tigrit në ato vende ku ai është zhdukur plotësisht. Për shembull, në Kazakistan dhe Iran. Ai njoftoi gjithashtu, se Rusia planifikon të rreptësojë dënimin për vrasjen e tigrit dhe për bërjen e biznesit me këto kafshë. Përfundime të punës së Forumit Ndërkombëtar në Shën Peterburg u bënë miratimi i Strategjisë Globale për ripërtëritjen e popullatës së tigrit dhe Deklarata përfundimtare e kryetarëve të qeverive të 13 vendeve mbi gatishmërinë për të marrë masat e domosdoshme për ruajtjen dhe rivendosjen e popullatës së tigrit. Qëllimi i shtruar nga ata është: që për 12 vjet të arrihet rritja dyfish e popullatës së tigrave. Sipas vlerësimeve paraprake, për këtë do të duhet të shpenzohen rreth 350 milionë dollarë. Në përfundim nuk na mbetet që tjetër veçse të përmendim vendet pjesëmarrëse të International Tiger Forum, që u zhvillua në Shën Peterburg: Bangladeshi, Butani, Vjetnami, India, Indonezia, Kamboxhia, Kina, Laosi, Malajzia, Nepali, Tajlanda dhe Rusia.