Zëri i Rusisë  

Bllokimi i ndërtimit të gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) nuk është në interes të BE. Detyrë kryesore tani është pajtimi i këtij projekti gazi me legjislacionin europian. Për këtë deklaroi Komisari europian për energjetikën Gunter Etinger (Guenther Etinger) në konferencën me temë “10-vjetori i dialogut energjetik Rusi-BE” që u mbajt në Bruksel. Rusia tashmë përfundoi marrëveshjet ndërqeveritare në lidhje me realizimin në jetë të projektit “South Stream” (“Rryma Jugore”) me Bullgarinë, Hungarinë, Serbinë, Greqinë, Slloveninë, Austrinë dhe Kroacinë. BE është i detyruar të pranojë de-facto hopin e arritur nga diplomacia energjetike e Rusisë, mendon Zv/Kryetari i bordit drejtues të “Gazprom-it” Aleksandër Medvediev: “- Gazsjellësi “South Stream” (“Rryma Jugore”) i ka të gjitha shanset për tu shndërruar në projekt të përgjithshëm europian. Bile dhe vetë itinerari i shtrimit të tij e bën atë të tillë. Për realizimin e tij shfaqin interes rreth 10 vende dhe një sërë kompanish të mëdha. Dhe, me sa duket nga të gjitha, numri i tyre do të vijë duke u rritur. Shtrimi i këtij gazsjellësi destinohet jo vetëm të kënaqë kërkesën në rritje për “lëndë të kaltër” djegëse, por edhe për të garantuar sigurinë dhe fleksibilitetin e furnizimeve të gazit”, - tha Aleksandër Medvediev. BE nuk mund ta injorojë kurrsesi këtë fakt. Po, vërtet, në konferencën në Bruksel shprehja më e preferuar dhe më e përdorur nga përfaqësuesit e tij ishte diversifikimi i furnizimeve të burimeve të energjisë. Domethënë, minimizimi i varësisë nga Rusia. Njëkohësisht ata nuk mundën të mos pranonin, se pjesa e Rusisë në importin e gazit do të vijë duke u rritur me kalimin e kohës. Zyrtarët europianë po detyrohen të heqin nga sytë e veta veshoket politike (kihen parasysh veshoket, veshoret e kalit), bëri të qartë Ministri i energjetikës i Rusisë Sergei Shmatko: “- Ne furnizojmë mbi një bazë afatgjatë praktikisht 1/3 e burimeve energjetike në Bashkimi Europian. Në Europë e kuptojnë për mrekulli se marrëdhëniet tona kanë ndërlidhuri reciproke. Ata kuptojnë gjithashtu, se alternativa të gazit dhe naftës ruse nuk do të ketë në këto 30 vitet e afërta. Në strategjinë e BE deri në vitin 2050 është parashikuar një pjesë e qenësishme e realizimit të furnizimeve të lëndëve hidrokarbure nga Rusia”, - konstaton Sergei Shmatko. Ndërsa ky i marrë në vetvete është hap drejt dhënies, herët e vonë, de jure gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) të statusit të rrjetit prioritar transportues europian nga ana e Bashkimit Europian. Kjo, në radhë të parë, do të eliminojë barrierat gjatë nënshkrimit të kontratave për shit-blerjen e gazit. Ky argument, duke gjykuar nga të gjitha, në një kohë fare të afërt do të bëhet kryesor në dialogun e importuesve të gazit rus me BE në lidhje me çështjen që ka të bëjë me njohjen e projektit të sipërpërmendur si pan-europian. Sepse vënia e tij në shfrytëzim është përcaktuar për vitin 2015.