Zëri i Rusisë Lojrat me Olimpiadën mund ti kushtojnë shtrenjt Gjeorgjisë, deklaroi në intervistën e vet dhënë gazetës ruse “Vremia novostei” («Время новостей») njëra nga lideret e opozitës gjeorgjiane Nino Burxhanadze në vigjilje të kremtimit të sotshëm të përvjetorit të radhës të “Revolucionit Roze”. Në këtë mënyrë e komentoi ajo diskutimin në parlamentin e Gjeorgjisë të  ndërmarrjes së provokacioneve të mundshme me qëllim të anulimit të zhvillimit të Olimpiadës Dimërore të vitit 2014 në Soçi. Udhëheqja ruse është e interesuar për zhvillimin e këtyre Lojërave në nivel të denjë, të lartë dhe Gjeorgjia nuk do të mund ti minojë dot ato, theksoi Burxhanadze. Sipas mendimit të saj, Gjeorgjisë i duhet të fillojë dialogun real me Rusinë.