Zëri i Rusisë Për zgjidhjen e problemeve duhet të përballemi me realitetin, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Dimitri Medvediev gjatë komunikimit të vet me qytetarët në regjm videokonference. Duke dëgjuar ankesat e shumta për cilësinë e ujit, ai konstatoi, se “sistemi i furnizimit me ujë në vend ka degraduar gjatë shumë vjetësh”. Prandaj është e pamundur që të zgjidhet shpejt ky problem. Medvediev urdhëroi që deri më 1 shkurt të përgatiten programet rajonale të përmirësimit të cilësisë së ujit të pijshëm.