Shkarko audiofailin


Pikërisht në vigjilje të konferencës jubilare, e cila do të mbahet me rastin e 10-vjetorit të fillimit të dialogut Rusi-BE në Bruksel, tingëlloi deklarata skandaloze, shokuese, duhet thënë, e Përfaqësueses zyrtare të Komisarit europian për energjetikën Zonjës Holtsner. Ajo kërkoi ndryshimin e marrëveshjes (së shumëvuajtur) të nënshkruar midis Rusisë dhe Europës mbi ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) në përputhje me normat e BE. Fjalë bëhet, as më shumë e as më pak, po për dhënien e aksesit të barabartë në kapacitetet e tubacioneve (gazsjellësve) kompanive energjetike të Bashkimit Europian. “Tani për tani kjo është e shtënë në ajër” - thotë Drejtori i Institutit rus të energjetikës dhe financave Vladimir Feigin. “Një tezë e tillë përmbahet në Paketën e Tretë Energjetike të BE - bllokun e akteve legjislative që sanksionon kushtet e konkurrencës në tregun e BE. Por ai do të hyjë në fuqi vetëm në mars të vitit 2011. Ndërkohë neve na paralajmërojnë: përgatituni - do të ketë ngatërresa (telashe)...”. “- Paketa e Tretë Energjetike paraqet në vetvete një kompleks të ndërlikuar dokumentesh. Ai vendos për kompanitë e huaja kushte të veçanta pune në territorin e BE. Ndërsa duke u shprehur pa doreza - u krijon atyre probleme, duke kërkuar ndarjen e llojeve infrastrukturore të veprimtarisë. Veç - zotërimi i tubacioneve, depove të nëndheshëm të ruajtjes së lëndës hidrokarbure dhe veç - furnizimet e gazit - gjë kjo që nuk është aspak në interesin tonë. Të gjitha këto çështje do të bëhen objekte diskutimi në formatin e dialogut energjetik Rusi-BE. Por fillimisht duhet të përcaktojmë qartë: nëse jemi ne për njëri-tjetrin partnerë strategjikë apo jo? Në qoftë se “po”- atëhere le të vemë në veprim legjislacionin në formë maksimalisht të favorshme dhe të vendosim rregulla të përgjithshme loje në treg”, - tha Vladimir Feigin. Çështjet e përpunimit të bazës ligjore ndërkombëtare të bashkëveprimit në energjetikë do të jenë në rendin e ditës së konferencës në Bruksel. Po ashtu si dhe temat e krijimit të hapësirës së përbashkët energjetike, zhvillimit të tregjeve energjetike të Rusisë dhe BE, partneritetit në modernizimin e kompleksit energjetik dhe të lëndëve djegëse të Rusisë si dhe problemet e ndërlikuara të tranzitit, të vendosjes së çmimeve të gazit. Pjesëmarrësi i dialogut energjetik që nga viti 2000, Doktori i shkencave Stanisllav Zhiznin e di fort mirë nga përvoja e vet që palët me zor të madh arrijnë në kompromise, pavarësisht nga fakti, se: “- Interesat tona ekonomike dhe politike përkojnë. Pikërisht për këtë arsye dhe u krijua formati i dialogut energjetik. Ndër “pluset” e tij unë do të përmendja kontributin tonë në krijimin e mekanizmit “të paralajmërimit të hershëm” mbi mundësitë e shkeljes së funksionimit normal të sistemeve energjetike, kalimin tek praktika e realizimit në jetë të projektit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) dhe përgatitjen e ndërtimit të gazjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”), ftesën e bërë specialistëve rusë për dhënien e ndihmës në përpunimin e strategjisë energjetike të BE deri në vitin 2050. Po “minuset” cilat janë? - do të pyesni me të drejtë ju. Nuk u arrit të hiqet dorë nga formalizmi që sjell me vete mospërkimin, mospërputhjen me rregullat e brendshme të BE. Për shkak të kësaj dhe krijohet atmosfera e rreziqeve kërcënuese për investitorët. Po çfarë është më e rëndësishme për investitorët? Stabiliteti! Po s’pati stabilitet, nuk do të ketë as projekte të diversifikimit të itinerarëve të furnizimit të lëndës së parë, ndërsa kjo do të thotë se nuk mund të shpresohet atëhere për kurrfarë sigurie energjetike në Europë”, - tha Stanisllav Zhiznin.