Zëri i Rusisë Viktor Janukoviç më 26 nëntor do të vizitojë Moskën me një vizitë pune me ftesë të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev. Siç njoftuan në shërbimin e shtypit të Kremlinit, nën kryesinë e kryetarëve të të dy shteteve do të zhvillohet mbledhja e katërt e komisionit ndërshtetëror ruso-ukrainas. Mbledhja e tretë e komisionit u zhvillua në maj të këtij viti në Kiev në kuadrin e vizitës zyrtare të Pr5esidentit të Rusisë në Ukrainë.