Shkarko audiofailin


Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP), e cila përfshin në radhët e veta shumicën e vendeve të hapësirës postsovjetike, bëri një hap të rëndësishëm në drejtim të intergrimit. Ndodhi kjo në mbledhjen e kryetarëve të qeverive të Bashkësisë në përbërje të zgjeruar, e cila u zhvillua të premten në Shën Peterburg. Pjesëmarrësit e saj arritën në marrëveshje për të nënshkruar deri në fund të këtij viti Traktatin mbi tregtinë e lirë. Dokumenti i ri destinohet të zëvendësojë Marrëveshjen e vitit 1994, shumë teza të së cilës kanë humbur tashmë aktualitetin e vet dhe nuk i përgjigjen më realiteteve të krijuara ekonomike. Ndaj këtij fakti tërhoqi vemendjen e homologëve të vet Kryeministri rus Vladimir Putin: “- Në etapën e daljes nga kriza ekonomiko-financiare globale po vërehet rritja e qenësishme e qarkullimit tregtar. Mjafton të përmendim këtu atë fakt, se për 8 muajt e parë të vitit në vazhdim qarkullimi ynë i ndërsjelltë tregtar u rrit deri në 30% në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar. Ndërsa kjo do të thotë, se rruga nëpër të cilën ne po avancojmë tani është përcaktuar drejtë, se metodat e zgjedhura prej nesh për arritjen e qëllimit janë efikase. Detyra jonë konsiston në atë që të ruhet ritmi i marrë aktualisht”, - tha Vladimir Putin. Në parim, pikërisht atë dhe destinohet të sigurojë Traktati mbi zonën e tregtisë së lirë. Në projektin e tij janë reglametuar qartë kushtet dhe procedurat për mbrojtjen e tregtisë. Përveç kësaj, po unifikohet rregullorja e masave të realizimit të kontrollit teknik, sanitar dhe fitosanitar. Kjo do të lejojë eliminimin e barrierave të panevojshme në rrugën e bashkëpunimit ekonomik që ekzistojnë në Bashkësi, mendon Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së studimit të hapësirës postsovjetike Aleksei Vllasov: “- Unë mendoj se ky është një nga propozimet më të rëndësishme sistemore që kanë tingëlluar gjatë këtyre viteve të fundit. Duket fare qartë, se bazë e bashkëveprimit efikas e me leverdi reciproke është integrimi ekonomik, si shembull konkret i të cilit shërben Bashkimi Doganor i Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Mundësi jashtëzakonisht të mëdha hap ky format për biznesin e vogël dhe të mesëm si dhe për rritjen e GDP të ekonomive kombëtare. Kjo është gjithashtu mundësi e mrekullueshme për modernizimin e ekonomive kombëtare të të gjitha vendeve të BSHP me marrjen parasysh të shfrytëzimit të potencialeve reciproke si në sferën e tregtisë, ashtu dhe në sferën e sektorit real të ekonomisë. Ky projekt, pa pikë dyshimi, ka një të ardhme të madhe”, - tha Aleksei Vllasov. Në Shën Peterburg u bënë publike edhe drejtimet e bashkëpunimit të mëtejshëm të BSHP. “Pikësynimi ynë i radhës, që i përgjigjet logjikës së integrimit, është krijimi i Hapësirës Unike Ekonomike me qarkullim të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe fuqisë punëtore, me politikë të bashkërenditur ekonomike”, - deklaroi Vladimir Putin.