Shkarko audiofailin


Moska shpreson shumë se takimi i “Gjashtëshes” së ndërmjetësve ndërkombëtarë, në përbërjen e së cilës hyjnë 5 vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania, për zgjidhjen e problemit bërthamor iranian do të mbahet në fillim të dhjetorit të këtij viti. Për këtë deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov duke iu përgjigjur pyetjeve të korrespondentit të radiokompanisë “Zëri i Rusisë”. Ministri njoftoi, se gjatë takimit me Presidentin e Iranit Mahmud Ahmadinexhad (Mahmoud Ahmadinejad), të zhvilluar në kuluaret e samitit të 5 vendeve pranëkaspike në kryeqytetin e Azerbajxhanit - Baku, Presidenti Dimitri Medvediev shprehu interesimin e vet në lidhje me atë që negociatat e “Gjashtëshes” me Iranin të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe i bëri thirrje Iranit për të mos e zvarritur punën me këtë gjë. “- Të gjitha propozimet e bëra përkatësisht kësaj tematike tashmë u formuluan. Dhe ato njihen mirë prej kolegëve tanë iranianë. Dhe ne e ndjejmë se Mahmud Ahmadinexhad e kupton për mrekulli domosdoshmërinë, rëndësinë e ndërmarrjes së një hapi të tillë nga ana e vet. Na mbetet tani vetëm të shpresojmë se kjo do të ndodhë së shpejti. Të paktën, aktualisht u arrit diskutimi i datave konkrete. Dhe megjithëse ato nuk u përmendën në takimin e presidentëve të Rusisë dhe Iranit, ky afat do të jetë fillimi i dhjetorit”, - tha Sergei Lavrov. Duke folur mbi vendin e zhvillimit të takimit të “Gjashtëshes”, Kreu i MPJ të Rusisë njoftoi se shërbimet e veta i ofron në këtë rast Turqia. Por ekzistojnë edhe variante të tjera. “Ne mendojmë se çdo variant do të jetë i përshtatshëm. Mjafton që vendi i zhvillimit të takimit të jetë i përshtatshëm dhe komfort për të gjithë”, - theksoi Sergei Lavrov. Rusia dhe Irani do të vazhdojnë bashkëpunimin midis tyre në sferën e atomit paqësor mbi bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare, njoftoi ai. “- Ne u morrëm vesh që kontaktet tona tona të vazhdojnë në nivele nga më të ndryshmet. Në një kohë të afërt pritet vënia në funksionim e elektrostacionit atomik në Busher, i cili u ndërtua me ndihmën e Rusisë. Të dy presidentët ranë dakort të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë sferë në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe atyre normave që ekzistojnë në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) dhe në kuadrin e Traktatit mbi mospërhapjen e armës së shfarosjes në masë”, - tha Lavrov. Duke iu përgjigjur pyetjes mbi qëndrimin e Rusisë ndaj çështjes së biznesmenit rus Viktor But, të cilin SHBA e akuzojnë për trafikim ilegal armësh, Sergei Lavrov tha: “- Neve gati sa s’na akuzojnë tani për marrjen nën proteksion të kriminelit, megjithëse asnjë gjyq deri tani nuk e ka shpallur fajtor atë. Unë dua vetëm që të ketë qartësi të plotë në këtë çështje. Ne gjithmonë jemi të obliguar të garatojmë të drejtat e qytetarëve të Rusisë kur ata ndodhen në vështirësi, pavarësisht nga fakti në se është ky qytetar i Rusisë i dyshuar apo jo. E aq më tepër kur nuk është zhvilluar akoma kurrfarë procesi gjyqësor ndaj tij”, - tha Ministri i Jashtëm rus. Sergei Lavrov përsëriti edhe një herë, se pala ruse nuk del aspak në rolin e avokates së Viktor But-it dhe nuk ngul këmbë në atë, se ai nuk ka kryer asgjë të paligjshme. Këtë tani për tani nuk e di askush përderisa nuk ka e thënë fjalën e vet me peshë drejtësia.