Zëri i Rusisë  

“Gruaja e hekurt” është pseudonimi më i njohur i Margaret Thatcher, gruas së parë në Europë e cila kryesoi qeverinë dhe qëndroi në postin e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar plot 11 vjet. Por ka patur ajo edhe një pseudonim (nofkë) tjetër më sarkastike me ngjyrim gastronomik, të cilën britanikët ia ngjitën Margaret Thatcher-it shumë kohë para se ajo të kryesonte kabinetin e ministrave. “Maggie Thatcher-grabitësja e qumështit”, - kështu e quajtën atë. Në gjuhën angleze kjo tingëllon në rimë në këtë mënyrë “Maggie Thatcher, milk snatcher”. Me këtë nofkë atë e “graduan” pas asaj,  kur në vitin 1970 konsevatorët erdhën në pushtet në Britaninë e Madhe dhe Thatcher kryesoi Ministrinë e Arsimit. Një nga hapat e parë që ajo ndërmorri në postin e ri u bë rritja deri në 1/3 e çmimit të të ngrënit në mensat e shkollave dhe anulimi i dhënies së qumështit falas po në këto shkolla. Me sa duket, “pasioni” ndaj prodhimeve të qumështit i lindi Thatcher-it që në kohërat e kaluara kur ajo merrej me punë shkencore. Kimiste e diplomuar, Maggie Roberts (ky ishte mbiemri i saj i vajzërisë) pas mbarimit të Universitetit të Oxford-it filloi të punojë pikërisht në grupin, i cili përpunoi për herë të parë akulloren e butë. Por bile as preokupimet e lidhura me përpunimin e kësaj ëmbëlsire freskuese për fëmijët nuk mundën të shkëpusin dot vemendjen e Margaret-ës së re nga bota e nxehtë e politikës. Në zgjedhjet e vitit 1950 Maggie u bë kandidatja më e re femër e paraqitur nga konservatorët. Në atë periudhë i gjithë rregulli i ditës i Margaret-it i nënshtrohej vetëm punës dhe agjitacionit në favor të Partisë Konservatore.   Për kënaqjen e vetes me të mira gastronomike kohë asaj nuk i mbetej fare. Darkën e Margaret jo rrallëherë e përbënin konservat e peshkut. Më vonë Margaret Thatcher u zgjodh drejtuese e Partisë Konservatore, kurse në vitin 1979 u bë Kryeministre e Britanisë së Madhe.

Dy javë përpara zgjedhjeve Thatcher vendosi të mbajë një dietë speciale dhe për 14 ditë arriti të dobësohet deri në 9 kilogramë. Dieta paraelektorale e   Thatcher-it përbëhej nga vezët dhe grejpfrutat. Çdo ditë mëngjesin Margaret Thatcher e fillonte me dy 2 kokrra vezë dhe 1 grejpfrut, plus një filxhan kafe ose çaj. Në drekë, sipas recetës së dietës, ajo duhej të hante po 2 kokrra vezë dhe 1 grejpfrut - këtë të fundit ajo mund ta zëvendësonte me domate ose spinaq. E shtynte këtë drekë modeste ajo me kafe. Darka në sfondin e produkteve të përshkruara më sipër ishte disi më e larmishme. Edhe në ditët e fundjavës kërkesat e dietës ishin pak më të buta. Ajo mund të hante më shumë biftek, mish të ftohtë pule dhe sallatë me fruta. Sigurisht që nuk ishte dieta ajo që luajti rolin kryesor në suksesin politik të Margaret Thatcher-it, por mendohet se edhe ajo e ndihmoi jo pak atë për ta mbajtur veten në formë të mirë.

Në kanalet televizive zgjedhësve i demonstronin reklamën propagandistike në të cilën Thatcher gatuante në kuzhinën e vet kulaçë dhe lante enët. Në të vërtetë për tu marrë me gatime asaj, thjesht, nuk i mjaftonte koha. Thatcher gatuante shpejt e shpejt për veten mëngjesin ose bile ngandonjëherë edhe drekën, e cila përbëhej nga sallata, vezët e ziera në ujë pa lëvozhgë dhe proshuta. Edhe kur çifti Margaret e Denis Thatcher u vendosën me banim në Downing Street 10, jetesa e tyre vazhdoi të mbetet mjaft modeste. Mëngjesi, kur e gjithë familja mblidhej tok, u bë tryezë jashtëzakonisht e rëndësishme e ditës për Margaret Thatcher. E zënë gjithë ditën me punë asaj nuk i mbetej fare kohë për të ngrënë me gjithë pjesëtarët e familjes bashkarisht. Vetëm pasi mbaronte punën natën vonë, Thetcher kishte mundësi, më në fund, të shkonte në kuzhinë e të përgatiste për veten ndonjë gjë për të ngrënë.