Zëri i Rusisë Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen në takimin dyditor në Lisbonë. Temat kryesore të tij janë përpunimi i konceptit të ri strategjik të organizatës dhe Afganistani, pikërisht planet e NATO-s për të përfunduar atje operacionet luftarake deri në vitin 2014. Të shtunën me pjesëmarrësit e samitit do të bashkohet edhe Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Në fjalimin e vet ai do të parashtrojë propozimet e Moskës për bashkëveprim në sferën e sigurimit dhe në veçanti, për krijimin e sistemit të përbashkët të Mbrojtjes Antiraket (MAR). Moska synon gjithashtu të ndihmojë Aleancën për furnizimin e armatimeve për ushtrinë afgane dhe lehtësojë kufizimet për transitin e ngarkesave natoviane joushtarake nëpër gjithë territorin e vet.