Zëri i Rusisë  

Një dhuratë të pazakontë - shkopin inovativ të lidhur me sistemin e navigacionit GLONASS - mori Babagjyshi kryesor i Vitit të Ri i Rusisë. Sot urimet me rastin e ditëlindjes i adresohen nga shumë e shumë veta personazhit më të dashur të përrallave për fëmijët rusë. Shkencëtarët dhe teknikët e kompanisë “Teknologjitë inovative ruse” si dhe stilistët dhe mjeshtrat e gdhendjes së drurit, që shkrinë gjithë talentin e vet për krijimin e shkopit ekskluziv, ishin mëse të bindur, se ai do ti hyjë në punë Babagjyshit të Vitit të Ri. Sepse risitë teknologjike tashmë janë bërë që prej kohësh pjesë e pandarë e jetës së Babagjyshit të përrallave. Në rezidencën e ndërtuar për të në Velikij Ustiug të qarkut të Vollogodskut Magjistari i dimrit përdor aktivisht kompjuterin, u përgjigjet letrave të fëmijëve nëpërmjet e-mail, kuron bloget e veta në rrjetet sociale. Shkopi ultramodern nuk mund të mos i pëlqente Babagjyshit rus të Vitit të Ri: “- Të gjithë janë në dijeni se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëtimin e Santa Clausit e ndjek Agjencia Aerokozmike Kombëtare. Po në Rusi si qëndrojnë punët me këtë? Doli që edhe në Rusi ekzistojnë teknologji të tilla. Dhe fëmijët nga Shën Peterburgu më dhuruan mua këtë vit një pajisje portative, e cila lejon të shihet vendndodhja ime me përpikëri deri në 10 metra. Ky është transmetuesi i sistemit GLONASS”, - tha Babagjyshit rus të Vitit të Ri. E montuar në shkopin inovativ pajisja do ti japë mundësi kujtdo që dëshiron nga çdo vend i botës të mësojë vendndodhjen e Babagjyshit rus të Vitit të Ri në regjimin online. Me ndihmën e sistemit satelitor GLONASS koordinatat e tij do të transmetohen në një pikë të posaçme dispeçerie, kurse prej andej në siti-n e përgatitur posaçërisht për këtë qëllim. Në të do të vendoset harta e itinerarëve të Babagjyshit të Vitit të Ri. Këtë vit në kuadrin e udhëtimit të gjatë në vigjilje të Vitit të Ri ai ka ndërmend të vizitojë rreth 30 qytete ruse. Se kur u duk në legjendat dhe gojëdhënat ruse magjistari i mirë i dimrit me mjekër të bardhë nuk dihet me saktësi, por mendohet megjithatë se jo më pak se 2000 vjet më parë. Ndërsa festimin e ditëlindjes së Babagjyshit rus të Vitit të Ri pikërisht më 18 nëntor e propozuan disa vite më parë fëmijët rusë. Sepse, sipas të dhënave të vëzhgimeve shumëvjeçare meteorologjike, në këtë ditë në krahinën e Vollogodskut, ku ndodhet aktualisht rezidenca e Babagjyshit rus të Vitit të Ri, merr fuqinë e plotë në duart e veta dimri i vërtetë. Në mbrëmjen e 18 nëntorit me ndihmën e shkopit inovativ Babagjyshi kryesor rus i Vitit të Ri do ti japë startin festave të mrekullueshme të Vitit të Ri në Rusi: ai do të ndezë dritëzat shumëgjyrëshe në pemën e parë të Vitit të Ri mu në qendër të qytetit Velikij Ustjug.