Zëri i Rusisë Qeveria e Polonisë shprehu indinjatën e vet në lidhje me idenë e opozitës për t’iu drejtuar SHBA me kërkesën për dhënien e ndihmës në hetimin e tragjedisë ajrore nën Smolensk, si rezultat i së cilës gjeti vdekjen Presidenti Lech Kaczyński. Ky është “skandal në kufi me tradhëtinë”, deklaroi Sekretari i shtypit të kabinetit Paul Grasch. Kreu i MPJ të Polonisë Radoslaw Sikorski vuri në dukje, se kjo situatë nuk i shërben aspak rritjes së prestigjit të vendit. Anëtarët e Partisë polake “Ligji dhe Drejtësia” mbërritën në SHBA me qëllim që t’ia dorëzojnë letrën e Liderit të tyre Jaroslaw Kaczyński - vëllait të presidentit të ndjerë polak - kongresmenëve amerikanë.