Zëri i Rusisë Viktor But u takua në Nju Jork me diplomatët rusë. Biznesmeni iu ankua atyre se gjatë ekstradimit nga Tajlanda ndaj tij u ushtrua presion nga ana e SHBA. Atij i premtuan “disa favorizime, të mira” në këmbim të pranimit të akteve që nuk janë kryer nga ai. Një propozim të tillë But e refuroi në mënyrë kategorike. Gjatë takimit me përfaqësuesit e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Nju Jork ai njoftoi gjithashtu mbi “keqtrajtimin”, të cilit iu nënshtrua në burgun e Tajlandës. Autoritetet e këtij vendi nuk e vunë atë në dijeni për ekstradimin, gjë të cilën ai e mësoi vetëm kur u gjend në shkallët e aeroplanit. Qytetari rus Viktor But deklaroi në vigjilje përpara gjykatës së Nju Jorkut mbi pafajësinë e vet.