Hapësira Unike Ekonomike (HUE) midis Bjellorusisë, Rusisë dhe Kazakistanit do të funksionojë që nga 1 janari i vitit 2011, është i sigurt Kreu i qeverisë së Bjellorusisë, Sergei Sidorski. “Në Shën Peterburg ne do të miratojmë marrëveshjen përfundimtare, e cila krijon që nga 1 janari i vitit 2011 Hapësirën Unike Ekonomike, e ngjashme me atë, e cila ekziston në BE”, u shpreh Sergei Sidorski në Frankfurt mbi Majn, duke hapur forumin investitor të Bjellorusisë.