Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev gjatë takimit të tij me Kryeministrin e Libanit Saadeddine Rafik Hariri shprehu shpresën në forcimin e mëtejshëm marrëdhënieve midis dy vendeve. Ai uroi libanezët me rastin e festës kryesore të myslimanëve - bërjes së kurbanit - Eid ul-Adha. Medvediev vuri në dukje, se këto kohët e fundit marrëdhëniet midis Rusisë dhe Libanit janë zhvilluar mjaft aktivisht.