Shkarko audiofailin


Në Kinë, e cila zhvilloi këtë vit në vend EKSPO-2010, u duk një emër i ri me shumë popullaritet - Shibo (Ekspozita Botërore). Gjatë këtij viti kështu janë quajtur më tepër se 30 mijë të sapolindur. Ekspozita e Shangait për nga përmasat e veta, numri i vendeve pjesëmarrëse dhe ai i vizitorëve ka vendosur rekorde absolute. Për organizimin e saj Kina shpenzoi 2 herë më shumë mjete financiare se sa për Olimpiadën e Pekinit të vitit 2008. Në të rreth 100 vende krijuan pavijonet e veta tematike, në të cilat ato u përpoqën të zbërthejnë temën e EKSPO-2010 - “Më i mirë qyteti - më e mirë jeta!”. Çdo ditë banorët e Mbretërisë së Mesme (Kinës) mbanin radha disakilometërshe për ta parë atë. Gjithsej ekspozita u vizitua nga më tepër se 73 milionë veta. Ekspertët rusë vënë në dukje se zor të gjendet tashmë ndonjë vend tjetër në botë që të mund të thyejë këto rekorde. Kina zgjodhi për ekspozitën e vet një temë jashtëzakonisht interesante - atë të zhvillimit të qyteteve. Aktualisht në qytete jeton rreth gjysma e popullsisë së rruzullit tokësor, ndërsa në të ardhmen parashikohet akoma dhe më shumë. Edhe tema, të cilën është e gatshme ta përgatisë e ta trajtojë Rusia për EKSPO-2020, mund të jetë interesante për të gjithë, thotë Kuratori i pavijonit rus në ekspozitën e Shangait, Zv/ministri i industrisë dhe tregtisë të Federatës Ruse Stanisllav Naumov: “- Tema që ne po diskutojmë tani tingëllon kështu: “Njeriu mobil (i lëvizshëm)”. Dhe duhet thënë, se kihet parasysh në këtë rast jo vetëm lëvizshmëria e transportit, por edhe mobiliteti informativ dhe social. Ne duam të demostrojmë njeriun, i cili falë teknologjive më bashkëkohore jeton jo vetëm brenda kufijve të qytetit të vet, por dhe gjithë vendit. Kjo është ideja jonë kryesore që duam të paraqesim ne. Mendoj se ajo do të ngjallë interes tek shumë e shumë njerëz”, - tha Stanisllav Naumov. Në luftën konkurruese për të fituar të drejtën e zhvillimit të EKSPO-2020 na frymëzon edhe suksesi i Rusisë në Ekspozitën e Shangait. Ideja kryesore e ekspozitës ruse “Qyteti më i mirë është ai në të cilin janë të lumtur fëmijët”. Juria e Byrosë së Ekspozitës Ndërkombëtare i dha Rusisë medaljen e argjendtë në nominacionin “Zhvillimi i mirë i temës”. “Aktualisht neve do të na duhet të përqendrohemi në përgatitjen e kërkesës sonë për EKSPO-2020”, - mendon Stanisllav Naumov. Pyetjes - përse vendi lufton për të drejtën e zhvillimit të EKSPO? - Stanisllav Naumov iu përgjigj fare thjeshtë. Sepse ky është jo vetëm një aktivitet i prestigjshëm, por edhe mjaft fitimprurës. Kështu, të ardhurat e degës turistike në Shangai dhe provincat fqinje me të, falë Ekspozitës Universale Botërore, i tejkaluan të 12 miliardë dollarët. Duam t’ju kujtojmë, se gjatë gjithë historisë 150 vjeçare të zhvillimit të Ekspozitës Universale Botërore, Rusia nuk e ka pranuar asnjëherë në vend atë.