Komiteti i Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare vendosi ta rishqyrtojë Traktatin ruso-amerikan për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO), por kjo nuk do të ketë ndikim në gatishmërinë e Dhomës së Ulët të parlamentit rus për ratifikimin e tij, deklaroi Kreu i komitetit Konstantin Kosaçov. Shkak për këtë shërbeu deklarata shoqëruese e komitetit të Senatit të SHBA-s për punët e jashtme, që ju bashkangjit përkatësisht ratifikimit të rezolutës, në tekstin e të cilës figurojnë “3 pika perceptimi ”. Në rast miratimi nga ana e Senatit ata do të hyjnë në fuqi si ligje. Me ndihmë të këtyre “perceptimeve” detyrimet e veta amerikanët përpiqen ti eliminojnë , kurse ato ruse-ti injorojnë, theksoi Kosaçov.