Kryeministri i Japonisë Naoto Kan synon të vizitojë së shpejti Rusinë me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev . Ndërkaq, siç njofton sot agjencia informative Kiodo, në udhëheqjen e Japonisë ka forca, të cilat i bëjnë thirrje Kryeministrit të mos shpejtojë me vizitën për në Rusi, pasi kjo mund të krijojë pështypjen, që qeveria tashmë u pajtua me vizitën e paradokohëshme të Medvedievit në Kurilet Jugore, të cilat Tokio i konsideron “territor të vet”.