Zgjerimi i NATO-s nuk u përgjigjet realeve bashkëkohore, mendon Kreu i MPJ i Rusisë. Në artikullin e revistës “Itogi” Sergei Lavrov quajti anakronizëm pikëpamjen e bllokut në botën bashkëkohore. Aktualisht garanci të barabarta të sigurisë u nevojiten të gjitha shtetve pavarësisht nga statusi i tyre politiko-ushtarak, deklaroi ai. Ministri theksoi, se në Moskë janë të gatshëm të studiojnë seriozisht idenë e NATO-s për krijimin e sistemit të përbashkët të mbrojtjes antiraket për Europën. Por Rusia duhet të shërbejë garanci, që sistemi MAR të mos dëmtojë stabilitetin strategjik, deklaroi Lavrov.