Hilary Clinton dhe Robert Gaits në një artikull të përbashkët, të publikuar në “Washington post”, i bëjnë thirrje senatit për ratifikim të shpejtë të Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Në artikull, në veçanti, thuhet: “Marrëveshja lejon reduktimin e arsenaleve bërthamore të të dy vendeve deri në nivelin e viteve 1950”. Politikanët gjithashtu vunë në dukje, se Traktatin e mbështesin 6 ish sekretarë të shtetit dhe 5 ministra të mbrojtjes që kanë dalë nga detyra. Ndër ta ka si demokratë, po ashtu dhe republikanë.