Shkarko audiofailin


Më 13 nëntor në Yokohama fillon samiti i Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë dhe Paqësorit - APEC (Asia-Pacific Economic Cooperation Forum). Një Interes i gjallë, i rritur po shfaqet ndaj pjesëmarrjes në të të liderëve të Rusisë, SHBA, Kinës dhe Japonisë. Para së gjithash, për shkak të krizës valutore midis Uashingtonit dhe Pekinit si dhe acarimit të debateve territoriale të Tokios me Moskën dhe Pekinin. Në kuluaret e samitit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e asaj, se për shkak të ftohjes së marrëdhënieve midis Pekinit dhe Tokios, për shkak të ishujve në Detin e Kinës Lindore, ka mundësi të anulohet edhe tradita më e spikatur, më mbresëlënëse e APEC-it - fotografimi i përbashkët i liderëve me kostumet kombëtare të vendit-zot shtëpie të samitit. Presupozohet se pas mosdëshirës së Kryetarit të Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao për tu takuar me Kryeministrin e Japonisë Naoto Kan, ai mund të refuzojë të veshë edhe kimononë japoneze. Një nga të rejat kryesore të samitit u bë njoftimi mbi atë, se takimi i liderëve të Rusisë dhe Japonisë do të zhvillohet. Këtë e konfirmoi Sekretarja e shtypit e Presidentit të Federatës Ruse Natalia Timakova. Në momentet aktuale po bashkërenditet grafiku. Gjatë takimit planifikohet diskutimi i zhvillimit të marrëdhënieve ruso-japoneze, vuri në dukje ajo. Pala japoneze tradicionalisht në takime të tilla ngre problemin e ishujve të vargut të Kurileve, kujtoi Timakova. Pozita e palës ruse në lidhje me këtë çështje mbetet e pandryshuar, theksoi ajo. Ndërkohë u bë e ditur, se samiti do të bëjë thirrje për tu përmbajtur nga vendosja e barrierave të reja, të cilat frenojnë integrimin ekonomik dhe i shkaktojnë dëm serioz tregtisë së jashtme. Aktualisht ekonomitë e vendeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë dhe Paqësorit (APEC) japin më tepër se gjysmën e GDP-së dhe 44% të qarkullimit tregtar. Pikërisht gjallërimi i lidhjeve tregtaro-ekonomike i lejon shumicës së vendeve dhe territoreve të këtij rajoni të kapërcejnë me sukses pasojat e krizës botërore financiare. Ndërkohë vazhdojnë të ndihen akoma shumë mprehtë tentativat e zgjidhjes së problemeve të ekonomisë kombëtare për llogari të interesave të palës tjetër , vë në dukje Zv/drejtori i Institutit rus të Lindjes së Largët Andrei Ostrovskij: “- Egoizmi kombëtar triumfon gjithmonë. Lufta e interesave shpesh herë pengon përpunimin e planit të përgjithshëm të veprimeve. Në të shtetet e mëdha dhe vendet në zhvillim duhet të heqin dorë nga interesat e veta. Tani për tani nuk po arrihet dot në një konsensus të tillë. Samiti i tanishëm i APEC mund të hyjë në histori në qoftë se do të mund të përpunojë programin antikrizë”, - tha Andrei Ostrovskij. Në bazë të saj duhet të qëndrojë refuzimi i vënies në përdorim të masave të reja protekcioniste në tregti dhe kufizimet e eksportit, të paktën për këto vitet e afërta. Ndërsa për këtë duhet, në veçanti, çminimi i fushave të betejave monetare. Ndërsa kjo do të reduktonte në mënyrë të qenësishme rreziqet e “veprimeve luftarake” në tregtinë ndërkombëtare.