Shtyrja e nënshkrimit të protokollit ekonomik ruso-japonez nuk ka lidhje me vizitën e Presidentit të Rusisë në Kurilet Jugore, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i kabinetit japonez të ministrave Josito Sengoka. Kështu ai mohoi deklaratën e bërë nga Ministri i ekonomisë Akihiro Ohata. Nënshkrimi i protokollit është planifikuar të zhvillohet në Tokio në forumin investitor dypalësh. Më 1 nëntor Dimitri Medvediev vizitoi ishullin Kunashir, gjë që shkaktoi reagime të ashpra diplomatike në Tokio.