Moska shpreson se në samitin Rusi-NATO, që do të zhvillohet në Lisbonë, do të fiksohet përfundimi i periudhës “pas luftës së ftohtë” dhe të fillojë lëvizja drejt partneritetit strategjik. Për këtë deklaroi në Seul Kreu i MPJ i Rusisë. Sergei Lavrov theksoi, se një partneritet i tillë duhet të ndërtohet mbi bazë të barabartë. Ministri u shpreh gjithashtu, se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Aleancën në lidhje me çështjet e Mbrojtjes Antiraket (MAR) dhe krijimin sistemit MAR me kusht të respektimit të interesave të sigurisë për të gjitha vendet. Samiti Rusi-NATO me pjesëmarrjen e Presidentit Dimitri Medvediev do të zhvillohet më 20 nëntor në Lisbonë.