Në Moskë me kënaqësi e pritën interesimin e Britanisë së Madhe për vendosjen e marrëdhënieve produktive me Rusinë, deklaroi në Seul Kreu i MPJ i Rusisë, duke komentuar takimin e Presidentit Dimitri Medvediev me Kryeministrin britanik. Bashkëveprimi aktiv i biznesit rus dhe britanik  dëshmon, se jeta na detyron të zhvillojmë marrëdhëniet e mira, shtoi Sergei Lavrov. Takimi i Medvedievit dhe Cameronit u zhvillua në vigjilje në kuadrin e samitit të “G-20”-shes në Seul.