Vendet kryesore turistike të Italisë janë mbyllur për shkak të grevave në shenjë proteste kundër planeve të qeverisë për reduktimin e financimeve të tyre. Këto aksione prekën punën e qindra muzenjve, galerive dhe objekteve të tjerë të trashëgimisë kulturore. Në Itali ndodhen më shumë objekte të trashëgimisë kulturore, se sa në ndonjë vend tjetër.