Në Oqeanin Indian piratët rrëmbyen një anije me ngarkesa, në bordin e të cilës ndodhet një shtetas rus. Ai është anëtar i ekuipazhit internacional, që përbëhet nga shtetas të Tunizisë, Finlandës, Kroacisë, Gjeorgjisë dhe Marokut. Për fatin e 30 marinarëve tani për tani nuk ka informacion. Anija , e cila i përkiste kompanisë nga Tunizia, ishte nisur nga Malajzia për në Suez.