Japonia refuzoi të nënshkruajë protokollin për bashkëpunimin ekonomik me Rusinë si shenjë proteste kundër vizitës së Presidentit Dimitri Medvediev në Kurilet Jugore, njoftoi Ministri i ekonomisë i Japonisë Jasuhiro Ohata. Ky protokoll planifikohej të nënshkruhej në forumin dypalësh investues që po zhvillohet në Tokio, e megjithatë ai po ecën me sukses në praninë e kryetarëve të kompanive më të mëdha të të dy vendeve dhe guvernatorëve të një sërë rajonesh ruse.