Për një bashkëveprim më të ngushtë të NATO-s me Rusinë u shpreh Kreu i MPJ të Gjermanisë Guido Westerwelle. Gjatë fjalës së marrë sot në debatet në Bundestag kushtuar konceptit të ri strategjik të NATO-s, ai theksoi, se “ne duhet të forcojmë bashkarisht me Rusinë sigurinë tonë dhe jo me anë të rrugës së konfrontimit me të”. Vetë faktet, se Rusia nuk refuzon zhvillimin e diskutimeve në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me krijimin e sistemit të ri të mbrojtjes antiraket dhe se po merret me përpunimin e tyre, dëshmojnë mbi “zhvillimin historik të ngjarjeve” dhe paraqesin në vetvete “dividendet paqësore të përpjekjeve disa dhjetra vjeçare”, tha Westerwelle.