Rusia shpreh preokupim të thellë në lidhje me tentativat e disa vendeve për dobësimin e kursit të valutave të tyre me qëllim të stimulimit të ekonomisë vetiake pa bashkërendim me partnerët e tjerë. Kjo është e mbarsur me destabilizimin e tregut dhe mund të çojë në shpërthimin e “luftrave monetare”, deklaroi një burim në delegacionin rus që merr pjesë në samitin e “G-20”në Seul. Para pak ditësh Sistemi Federal i Rezervave të SHBA mori vendimin për rritjen në një kohë të afërt të masës monetare që ndodhet në qarkullim me 600 miliardë dollarë, por të pa siguruar me asete. Ky hap shkaktoi një kritikë të ashpër nga ana e vendeve kryesore europiane dhe shtetet në zhvillim.