Më tepër se 80% e kompanive finlandeze që punojnë aktualisht në Rusi parashikojnë rritjen e ndjeshme të ekonomisë ruse në 6 mujorin e ardhshëm, kurse më tepër se 1/4 e biznesmenëve planifikojnë bërjen e investimeve të reja në Federatën Ruse. Për këtë i njoftuan Agjencisë ITAR-TASS në Dhomën e Tregtisë ruso-finlandeze, ku u zhvillua sondazhi i radhës midis sipërmarrësve. Në të u vu në pah rritja e qenësishme e eksportit dhe biznesit finlandez në Federatën Ruse për këtë 6 mujorin e fundit. Dinamika pozitive është fiksuar në 59% të ndërmarrjeve industriale dhe sferën e ofrimit të shërbimeve.