Serbët që jetojnë në Kosovë nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të zhvillohen në republikën e vetëshpallur më 12 dhjetor. Me një deklaratë të tillë doli sot qeveria e Serbisë. Në njoftimin e bërë publik më 10 nëntor vihet në dukje, se “nuk janë krijuar ende kushtet për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e pritshme”. Pozita e Beogradit zyrtar është jashtëzakonisht e rëndësishme për 100 mijë serbët që jetojnë në Kosovë, të cilët edhe më parë i kanë bojkotuar kryesisht zgjedhjet e organizuara prej autoriteteve kosovare. Aktualisht Serbia konfirmoi pozitën e vet, në përputhje me të cilën i quan ilegjitime autoritetet shqiptare të Kosovës.