Dimitri Medvediev u bëri thirrje avokatëve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të reagojnë në mënyrë operative ndaj çdo shkelje të të drejtave të fëmijëve rusë, të cilët ndodhen si në vend, po ashtu edhe jashtë shteti. Për këtë flitet në telegramin e Kryetarit të shteti, drejtuar pjesëmarrësve të kongresit të të ngarkuarve rajonalë për të drejtat e fëmijës në Moskë. Në rend të ditës së kongresit është profilaktika e parandalimit të problemeve të fëmijës dhe familjes, si dhe iniciativat legjislative për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Në të marrin pjesë të ngarkuarit fuqiplotë për të drejtat e fëmijëve nga 55 rajone të ndryshme të Rusisë.