Gazetarët duhet të përfitojnë një mbrojtje të veçantë nga shteti dhe të jenë të barabartë me zyrtarët shtetërorë dhe shoqërorë për nga pikëpamja e të drejtave. Kurse kriminelët, që përpiqen të vrasin dhe të dëmtojnë shëndetin e përfaqësuesve të mjeteve të informimit masiv, duhet të dënohen në mënyrën më të rreptë. Me një propozim të tillë dolën parlamentarët rusë. Rrahja shtazërore e korrespondentit të shtëpisë së botimit “Kommersant” Oleg Kashin e mbushi kupën e durimit në shoqëri. Atentati ndaj gazetarit është goditje jo vetëm ndaj gazetarisë në përgjithësi, por edhe ndaj të drejtës së qytetarëve për informacion edhe për imazhin e vendit në përgjithësi. Një mendim të tillë shprehu në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” avokati i njohur Anatoli Kuçeren: “Ajo që ndodhi me Oleg Kashinin, dëshmon për atë, se forca të panjohura përpiqen të na detyrojnë që të heshtim të gjithë, që ne të mos mund të deklarojmë mbi pozitën tonë. Vet gazetarët nuk kërkojnë kurrfarë privilegjesh për veten e vet, por shumë ekspertë, dhe unë jam plotësisht dakort me ta, e konsiderojnë të domosdoshëm zhvillimin e një sërë amendamentesh në Kodin Penal”, u shpreh avokati. Planifikohet, që të drejtat e gazetarëve të jenë të barabarta me ato të zyrtarëve shtetërorë dhe shoqërorë. Kështu, për atentat ndaj gazetarit dhe dëmtim të shëndetit të tij, krimineli mund të dënohet deri me burgim të përjetshëm, shpjegoi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” përfaqësuesi i komitetit të Dumës Shtetërore për politikën e informacionit Boris Reznik: “Këto amendamente në nenin 277 të Kodit Penal, parashikojnë një përgjegjësi të veçantë për rrezikun e jetës dhe shëndetit të zyrtarit shtetëror dhe shoqëror. Ne propozojmë që në këtë dokument të hyjë dhe profesioni i gazetarit. Gazetarët përmbushin një punë të veçanërisht të rëndësishme, e cila është jashtëzakonisht me rëndësi për shoqërinë ruse”, u shpreh Boris Reznik. Lufta kundër korrupsionit dhe keqëdashësve nuk ka kuptim pa shtypin. Dhe gazetarët, të cilët bëjnë hetime, shkruajnë materiale për korrupsionin, përballen me një rrezik real nga ana e banditëve, zyrtarëve të korruptuar të të gjitha ngjyrave. Prandaj është plotësisht e logjikshme, se puna e gazetarëve si punë e rëndësishme shoqërore duhet të barazohet me punën e zyrtarëve shtetërorë dhe shoqërorë. Masa e dënimit, që parashikon atentatin e vrasjes dhe dëmtimin e shëndetit të veprimtarëve shtetërorë nga 12 deri në 20 vjet heqje lirie, në raste të rënda deri në burgim të përjetshëm.